Portali Peja në Fokus me rubrika të ndërtuara sipas nevojës së kohës

Me mbulim të Pejës dhe rajonit, portali www.pejanefokus.net operon përmes rubrikave të përzgjedhura, duke pasqyruar jetën e përditshme qytetare, zhvillimet lokale dhe temat me interes për komunitetin.

Rubrikat e portalit Peja në Fokus janë:

Për Ne
Rubrikë prezantuese që pasqyron punën e Redaksisë, zhvillimet e portalit, të arriturat, qëndrimet editoriale dhe misionin e Peja në Fokus.

Peja në Fokus
Rubrika kryesore e portalit, e cila trajton ngjarjet, zhvillimet dhe lajmet nga Peja dhe rajoni i saj, njerëzit, institucionet dhe subjektet lokale nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore.

Peja në Fokus Videos
Rubrikë që paraqet zhvillimet përmes formatit video, duke sjellë ngjarjet dhe njerëzit me pamje dhe zë, reportazhe të shkurtra dhe materiale vizuale informative.

Sport
Rubrikë e dedikuar sportit në Rajonin e Pejës, ekipeve, sportistëve dhe ngjarjeve sportive që prekin komunitetin lokal.

Në Fokus Plus
Rubrikë gjithëpërfshirëse që trajton tema me rëndësi më të gjerë, ngjarje jashtë Pejës, profile njerëzish, analiza, si dhe përmbajtje të formatit life style dhe reflektime shoqërore.

Image of Peja
Rubrikë vizuale që paraqet Pejën dhe ngjarjet përmes fotografive, fotolajmeve, peizazheve dhe momenteve të veçanta, të cilat shpesh përcjellin mesazhe emocionale, reflektuese apo identitare.

Punësohu në Pejë
Rubrikë informuese për konkurset dhe mundësitë e punës në Rajonin e Pejës, si dhe për tema që lidhen me punësimin dhe zhvillimin profesional.

Peja Biznes
Rubrikë e fokusuar në bizneset lokale, të arriturat e tyre, prezantimin e subjekteve afariste, si dhe lajme e analiza që lidhen me zhvillimin ekonomik në rajon.

Publiko
Opsion i drejtpërdrejtë kontakti me Redaksinë e www.pejanefokus.net, i cili u mundëson qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve të komunikojnë drejtpërdrejt me portalin, përveç platformave të tjera në rrjetet sociale.




Peja në Fokus
synon të jetë një platformë informimi e besueshme, funksionale dhe e afërt me qytetarin, duke dëshmuar se mediat lokale mbeten një nevojë e domosdoshme e kohës për informim, transparencë dhe pasqyrim real të jetës në komunitet.

LEXO EDHE: