Pse nuk preferohet të punoni nga shtrati

Puna nga shtrati mund të duket komode, por ekspertët paralajmërojnë se kjo shprehi sjell më shumë pasoja sesa përfitime.

Dhimbjet e shpinës dhe qafës janë ndër problemet më të shpeshta, pasi trupi nuk ka pozicion të duhur gjatë punës, po ashtu, produktiviteti bie, pasi shtrati lidhet me pushim dhe gjumë, e jo me fokus dhe disiplinë pune.

Mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë me kolegët ndikon negativisht në bashkëpunim dhe në zhvillimin e ideve të reja, ndërsa puna nga shtrati mund të ndikojë edhe në rritjen e pasivitetit dhe uljen e kreativitetit.

Një tjetër shqetësim është shtimi i peshës, për shkak të mungesës së lëvizjes dhe qëndrimit të zgjatur në një pozicion.

Për shëndet më të mirë dhe efikasitet më të lartë në punë, rekomandohet që puna të kryhet në një ambient të dedikuar./N’Fokus+

LEXO EDHE: