(E përditësuar) Vazhdon greva e punëtorëve të “Hidrodrinit” – dialogu i hapur

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” njofton se sot, 23 dhjetor2025 po shënohet dita e pestë e Grevës Paralajmëruese, e zhvilluar sipas ligjit dhe me përkrahje të gjerë nga punëtorët.

Greva po zhvillohet në Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog, në orarin 09:00 – 10:00, dhe do të vazhdojë deri në zgjidhjen e kërkesave ose deri në një njoftim tjetër zyrtar.

“Pavarësisht vazhdimit të grevës, rrugët e dialogut dhe negociatave mbeten të hapura për adresimin e kërkesave të punëtorëve,” – thuhet në njoftimin e Shoqatës Sindikale./Pejanefokus.net.

********
Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “HIDRODRINI” ka nisur sot, më 17 dhjetor 2025, grevë paralajmëruese, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore.

Në grevë kanë marrë pjesë mbi 100 punëtorë, të cilët kanë paraqitur kërkesat për rritje pagash, ndërsa procesi i negociatave ka nisur që më 23 tetor 2025.

Sindikalistët bëjnë të ditur se greva është përkrahur nga shumica e punëtorëve, duke kaluar pragun ligjor prej 1/3 të të punësuarve.

Greva do të vazhdojë edhe më 18 dhjetor dhe ditët në vijim, nga ora 09:00 deri në 10:00, në të gjitha njësitë operative: Istog, Klinë, Deçan, Junik, si dhe para Zyrës Qendrore të KRU “HIDRODRINI” Sh.A.

Gjatë zhvillimit të grevës ka qenë e pranishme edhe Policia e Kosovës./Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak në këtë link:https://pejanefokus.net/puntoret-e-hidrodrinit-paralajmerojne-greve/

LEXO EDHE: