Raportohet për heroinë tek një veturë taksie në Pejë

Një operacion policor i realizuar mbrëmjen e së hënës në Pejë ka çuar në arrestimin e një personi të dyshuar për blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas raportimeve në media, thuhet se automjeti ku ishin gjetur materialet e dyshimta ishte veturë taksie, teksa lidhur me këtë rast Peja në Fokus nga ana e Policisë së Kosovës ka pranuar një njoftim zyrtar.

“Rr. Adem Jashari, Pejë 26.01.2026 – 19:40. Raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar 1.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe tri thika. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: