Ishte 9 dhjetori i vitit 1999, kur agjëruesi dhe besimtari i devotshëm Rashid Gorani nga Peja, që nuk linte namaz dhe Ramazan pa e përjetuar, vendosi ta jetësonte traditën familjare: sinjalizimin e hyrjes së iftarit përmes buçimës së topit.
Topi, tashmë i kondensuar dhe i dëmtuar rëndë, po dërgohej në një pjesë periferike të qytetit, që njihet si Tabje.

Duke qenë agjerueshëm, me abdes dhe në ditë xhumaje, Rashidi e përgatiti topin për ta dhënë lajmin e parë se erdhi iftari i parë në liri, tregoi vite më parë për Telegrafin i biri i tij.
Por buçima e topit të vjetër, mbi 50 vjeç, bëhet shkaktar që ai të ndërrojë jetë tragjikisht.
Familjarët tregojnë se në xhepin e tij ishin gjetur dy hurme, të cilat Rashidi 68-vjeçar duhej t’i përdorte për të çelur iftarin./Pejanefokus/Imageofpeja/
