Spitali i Përgjithshëm në Pejë e ka konfirmuar raportimin e portalit Peja në Fokus, duke njoftuar se në Emergjencë është pranuar një paciente e plagosur me armë zjarri, në gjendje shumë të rëndë, e cila edhe ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit, ekipet mjekësore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet reanimuese, por fatkeqësisht pacientja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
“Në Shërbimin e Emergjencës është pranuar një paciente e plagosur me armë zjarri, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Përkundër angazhimit intensiv dhe profesional të stafit shëndetësor, fatkeqësisht pacientja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra”, thuhet në njoftim.
Spitali ka shprehur ngushëllime për familjen e së ndjerës./Pejanefokus.net.
Lajmi paraprak në link: https://www.facebook.com/share/p/1GaoZhBveS/
