Dita e parë e javës së re, 5 janar 2026, Pejën e gjeti me reshje të dendura atmosferike, si në qytet ashtu edhe në periferi dhe fshatra përreth, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme.
Sipas raportimeve që po vazhdojnë edhe në këto momente, disa rrugë publike janë vërshuar nga uji, në disa raste si pasojë e daljes së ujit nga kanalet, e në raste të tjera për shkak të mungesës së tyre.
Përmbytjet kanë prekur edhe parcela private.
Gjendje e rënduar është raportuar nga fshatrat Zllapek, Kosuriq, Pishtan, Raushiq dhe Baran, si dhe nga disa rrugica në qytetin e Pejës, përfshirë rrugën “Vëllezërit Kryeziu” dhe rrugicën pranë rrugës “Mbreti Bardhyl”.
Ndërkohë, sipas raportimeve, situata në përroin e “Çokolices” paraqitet e menaxhueshme.
Lidhur me këtë situatë, Peja në Fokus ka tentuar të kontaktojë Drejtorinë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike, por deri në momentin e publikimit nuk ka pasur ndonjë përgjigje zyrtare./Pejanefokusvideos.
