Pika e Western Union, e menaxhuar nga agjenti i autorizuar Golden Western, ka rifilluar punën pas renovimit të hapësirës.
Kjo pikë ndodhet në rrugën “Eliot Engel”, përballë Postës nr. 5, në lagjen e njohur si Dulia në Pejë, e cila ofron shërbime për qytetarët çdo ditë pune nga e hëna në të premte, në intervalin kohor 09:00–17:00.
Rihapja vjen pas ndërhyrjeve për përmirësimin e kushteve të punës dhe shërbimit ndaj klientëve./Pejabiznes/Pejanefokus.net.
