Rrahje në familje para festës së vitit të ri

Në orët e fundit të ditës, kur duhej të fillonin përgatitjet për festën e Vitit të Ri, u shënua një rast dhune, ku gruaja u rrah nga burri i saj, duke pësuar lëndime trupore.

“DHUNË NË FAMILJE Pejë, 31.12.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor,” tha Policia e Kosovës.

Megjithatë, përkundër kryerjes së veprës me lëndime, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: