Rrezik për ngrirjeje:“Hidrodrini” paralajmëron për ujëmatësit

KRU “Hidrodrini” Sh.A. në Pejë paralajmëron konsumatorët për rënien e temperaturave gjatë sezonit dimëror dhe rrezikun që tubacionet dhe ujëmatësit e ekspozuar ndaj motit të ftohtë të ngrijnë.

Në njoftimin e plotë thuhet:

“NA PRET RËNIE E TEMPERATURAVE / UDHËZIM i përsëritur për konsumatorë

Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, tani kur ndodhemi në prag të rënies së temperaturave të sezonit dimëror, jeni të lutur që paraprakisht të keni kujdes të shtuar në mirëmbajtjen e ujëmatësve.

Tubacionet/instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit mund të ngrihen nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj kushteve të motit.

Si të veproni;

Në bllokun e banesor (puseta me ujëmatësin kryesor) apo në shtëpitë private merrni masa dhe izoloni ujëmatësin, në mënyrë që të mos vie deri tek ngrirja.

Bëni izolimin në pusetat ku e kanë të vendosur matësin e ujit.

Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ato që janë në mur të pa-izoluar mirë, garazhe, bodrume dhe ata të vendosur cektë nën sipërfaqen e tokës”

Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume si dhe medoemos bëni izolim të brendshëm ujëmatësit, me materiale që pengojnë ajrin e ftohtë.”

Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen ujëmatësve dhe tubave të ujit (të brendshëm ose të jashtëm/në pronën tuaj)”- thuhet në fund të njoftimit, transmeton ‘Peja në Fokus’.

LEXO EDHE: