Vetura e zyrtarëve policorë në kuadër të shërbimit “Polici i lagjes” ka shtuar së fundmi frekuentimin dhe praninë e patrullimeve në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë.
Kjo prani është vërejtur veçanërisht gjatë orëve me frekuentim më të madh, kur nxënësit e përdorin më së shumti stacionin për të shkuar dhe për t’u kthyer nga shkolla.
Qytetarët e kanë mirëpritur këtë angazhim, duke e vlerësuar si rritje të ndjenjës së sigurisë.
Së fundmi, zyrtarët policorë janë pajisur edhe me vetura të dedikuara enkas për shërbimin e “Policit të lagjes”, çka pritet të ndikojë në rritjen e efikasitetit dhe reagimit në terren.
Ndryshe, siç ka raportuar më herët Peja në Fokus, në kuadër të Stacionit Policor në Pejë aktualisht shërbejnë 8 zyrtarë policorë që kryejnë funksionin e “Policit të lagjes”./Pejanefokus.net.
