Rritje e numrit të pacientëve me diabet në Pejë

Të dhënat e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë tregojnë se numri i pacientëve me diabet është në rritje, me 1,095 pacientë të regjistruar në 2024 dhe 917 pacientë aktivë gjatë janar–tetor 2025.

Platforma digjitale MonitorIM ka ndihmuar pacientët të ulin nivelin e HbA1c dhe të përmirësojnë vetë-menaxhimin e sëmundjes.

Dr. Teuta Mulla Goga, endokrinologe, thotë: “Menaxhimi i diabetit është edukim, përkushtim i përditshëm dhe mbështetje. Po avancojmë shërbimet me platforma digjitale dhe kabinet edukimi për pacientët.”

Spitali dhe IHS Project vazhdojnë të ofrojnë shërbime moderne dhe digjitale për komunitetin, duke synuar një kujdes më të mirë për pacientët me diabet./Pejanefokus

LEXO EDHE: