Një pjesë e murit të një objekti të vjetër në rrugën “Mbreti Piro” ka shembur dhe qëndron kështu tash e 3 ditë.
Rastin tek ‘Peja në Fokus’ e kanë raportuar banorët, sipas të cilëve, prona është blerë së fundmi nga Komuna e Pejës.
Nga ana tjetër, Peja në Fokus ka dërguar pyetje te Drejtoria e Shërbimeve Publike; reagimin e tyre do ta publikojmë sapo të merret./Pejanefokus.net.
