Sot, 30 dhjetor, shënohet Dita e Veteranit, sipas Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ky përvjetor, sipas Gazmend Syles, kryetar i OVL UÇK-së në Pejë, korespondon me sulmin e parë të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz më 30 dhjetor 1991, ngjarje që shënoi nisjen e rezistencës ushtarake të UÇK-së.
Syla, për Peja në Fokus bëri të ditur se në Pejë janë të shënuar mbi 3 mijë veteranë, të cilët kontribuan në luftën për liri.
Ndryshe, më 30 dhjetor të vitit 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ngjarje që shënoi nisjen e rezistencës ushtarake të UÇK-së./Pejanefokus.net.
