Situata e vërshimeve nën kontroll, intervenime edhe në Pejë – Istog

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.

Sipas AME-së, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe aktualisht nuk ka rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja.

Sa i përket rajonit të Pejës, janë realizuar dy intervenime, përfshirë evakuimin e një familjeje në Pejë/Istog, ndërsa komunat e tjera të rajonit raportohen stabile.

AME bën thirrje për kujdes të shtuar në qarkullim, për shkak të reshjeve të borës, ngricave dhe rrugëve të bllokuara në disa zona. Institucionet relevante mbeten në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: