Sot nga ora 13:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Pejë, promovohet libri “Për ata që s’u kthyen” i autores Edona B. Kelmendi.
Autorja, përmes përjetimeve personale, sjell një rrëfim të ndjerë për 14 majin 1999 në Qyshk, duke rikujtuar me guxim dhe ndjeshmëri Masakra e Qyshkut.
Ekskluzivisht për portalin Peja në Fokus, Kelmendi ka bërë të ditur se libri i saj është pranuar si provë e besueshme nga Instituti i Krimeve të Luftës, dhe në të ardhmen mund të përdoret si dëshmi në ndonjë padi ndërkombëtare ndaj shtetit të Serbisë.
Aktiviteti organizohet nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës./Pejanefokus.net.
