Që nga java e parë e dhjetorit 2025, Spitali i Përgjithshëm në Pejë po funksionon me rreth 40 shtretër më pak, vendim i miratuar nga Bordi i SHSKUK-së pas kërkesës së vet spitalit.
Ulja e numrit të shtretërve ka shkaktuar ankesa nga pacientët dhe familjarët e tyre.
Spitali e ka arsyetuar vendimin me analiza shumëvjeçare, të cilat tregojnë se shfrytëzueshmëria e shtretërve ka qenë vazhdimisht e ulët, madje edhe në periudhat me ngarkesë të lartë.
Sipas tyre, rënia e popullsisë në rajon, ndryshimet demografike, si dhe rritja e trajtimeve ambulatore dhe procedurave ditore kanë ulur nevojën për shtrime të gjata.
Megjithatë, spitali thotë se kapacitetet mbesin të mjaftueshme për të gjitha rastet që kërkojnë hospitalizim, ndërsa shtretërit mund të rikthehen nëse paraqitet nevojë./Pejanefokus.net.
