Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e vrasjes në fshatin Bokshiq të Klinës.
Sipas njoftimit të spitalit:“Sot, rreth orës 15:30, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i lindur në vitin 1977, i plagosur me armë zjarri.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, personi ka ardhur pa shenja jete.
Rastit i janë përgjigjur organet kompetente dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.”
Ky është reagimi i fundit pas rastit të rëndë që tronditi Klinën gjatë ditës së sotme./Pejanefokus.net.
Lajmi paraprak rreth rastit: https://pejanefokus.net/arrestohet-nje-person-per-vrasje-te-rende-ne-komunen-e-klines/
