Gjatë punës sonë, shpesh pranojmë ankesa dhe kërkesa nga qytetarë që kërkojnë që media të flasë në emër të tyre, ndërsa vetë preferojnë të qëndrojnë “nën hije”.
“Nuk dua të prish raportet me fqinjët apo me Komunën” – është një nga arsyetimet më të shpeshta që dëgjojmë.
Me këtë rast, sqarojmë se “Peja në Fokus” nuk mund të trajtojë raste në emër të personave anonim dhe pa bazë faktike.
Media është e hapur për trajtimin e çdo problemi me interes publik, por vetëm nëse:
– Pala është e gatshme të deklarohet publikisht, ose
– Ofrohen prova dhe dëshmi që rasti është adresuar paraprakisht në institucionet përkatëse.
“Peja në Fokus” mbetet e përkushtuar për informim të drejtë dhe profesional, por nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë individuale apo rolin e institucioneve./Pejanefokus.net.
