Sot u mbajt një takim koordinues mes Spitalit të Përgjithshëm në Pejë si institucion i nivelit sekondar, si dhe institucioneve të kujdesit parësor komunal, për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin e shërbimeve shëndetësore në qytet, njofton Zyra për Media e institucionit shëndetësor.
Sipas njoftimit:”Qëllimi ynë mbetet ofrimi i shërbimeve cilësore dhe të pandërprera për pacientët,” – theksoi Dr. Fahri Hasani, Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm.
E nga ana tjetër:“Bashkëpunimi dhe komunikimi institucional janë kyç për funksionimin më të mirë të sistemit shëndetësor për qytetarët,” – shtoi Dr. Petrit Loci, Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Pejës.
Nga ky takim palët u dakorduan që koordinimi ndërinstitucional do të vazhdojë me intensitet të shtuar, gjithmonë në shërbim të pacientëve./Pejanefokus.net.
