Të shtënat me pushkë në Dushkajë, Pejë

Njësia policore gjatë patrullimit në Dushkaj ka zbuluar një të dyshuar kosovar që kishte shtënë me pushkë gjahu. Në vendin e ngjarjes, policia sekuestronte pushkën e gjuetisë, 16 fishekë dhe dy gëzhoja të shpërndara rreth zonës.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE Dushkajë, Pejë / 25.01.2026 – 13:20. Njësia policore gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin kosovar i cili kishte shtënë me pushkë gjahu. I dyshuari është ndaluar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pushkë e gjuetisë me leje për gjueti si dhe 16 fishekë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”- thotē policia.

Pas konsultimit me prokurorin dhe fillimit të procedurës hetimore, i dyshuari u lirua, ndërsa rasti vazhdon të jetë në hetim./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: