Dy persona kanë raportuar në Polici se u janë thyer veturat dhe u janë vjedhur çanta me dokumente personale dhe para, në Pejë.
“Sot, më 30.01.2026, rreth orës 17:47, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Pejë, dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se persona ende të panjohur ua kanë thyer xhamat e veturave të tyre dhe nga aty kanë vjedhur dy çanta dore, në të cilat kishte dokumente personale dhe para,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti po hetohet./Pejanefokus.net.
