Togerja nga Istogu, Ermona Meshi nderohet me medalje në SHBA

Togerja e FSK-së, Ermona Meshi nga Istogu, është diplomuar me sukses në Adjutant General School të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Me këtë rast, ajo u vlerësua me medaljen prestigjioze “United States Diplomatic Medal” si studente ndërkombëtare e dalluar.

Ky sukses merr vlerë të veçantë pasi ajo është mbesa e dëshmorëve Afrim dhe Bashkim Meshi, të rënë për lirinë e vendit.

LEXO EDHE: