Së paku dy aksidente trafiku me gjithsej tre persona të lënduar janë shënuar gjatë mesditës së sotme, e hënë, në territorin e rajonit të Pejës. Në dy raste të ndara janë përfshirë katër automjete.
Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Gllaviqicë, ku janë përfshirë tri automjete, ndërsa si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
“Në ora 12:55 ka ndodhur një aksident mes tre veturave në rrugën kryesore të fshatit Gllaviqicë të Pejës, prej tyre një kombi. Nga ky aksident një person është lënduar. I njëjti është dërguar me urgjencë në Emergjencën e spitalit në Pejë dhe thuhet se është jashtë rrezikut për jetë. Hetuesit kompetent janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin”- tha Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.
Për këtë rast sot ka raportuar me pamje nga vendi i ngjarjes platforma “Peja në Fokus Videos“: https://www.facebook.com/reel/1413491450356395/?s=single_unit
Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, ku bëhet fjalë për një vetaksident, në të cilin janë lënduar dy persona, që sipas informatave që Peja në Fokus ka siguruar nga burimet e saj, bëhet fjalë për të mitur.
“Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, e hënë 19 janar, një vetaksident ka ndodhur ku e përfshirë është një veturë e cila e ka goditur shtyllën, me këtë rast janë të lënduar dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”- ka thënë Gashi, duke mos dhënë më shumë detaje./Pejanefokus.net.
