Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Deçan, ndërsa një person është arrestuar si i dyshuar.
Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi: “Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar për të shtëna në një lokal. Tre persona janë gjetur të lënduar dhe janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator dhe 9 fishekë.”
Policia ka njoftuar se të gjitha njësitë kompetente janë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./Pejanefokus.net.
