Një zënkë në familje në Istog mbrëmjen e së enjtes ka përfunduar me intervenim të Policisë dhe disa persona të përfshirë, por të gjithë janë liruar pas intervistimit.
Sipas Policisë, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje, teksa në ngjarje janë përfshirë edhe babai i viktimës dhe vajza e axhës së saj si të dyshuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Në rast janë përfshirë edhe babai i viktimës dhe vajza e axhës së saj si e dyshuar,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit të të gjithë palëve, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti është në procedurë të rregullt./Pejanefokus.net
Rasti është regjistruar si: Dhunë në familje / Lëndim i lehtë trupor / Sulm.
