Qytetarët e Kosovës do të paguajnë më shtrenjtë faturat e ujit që nga janari i këtij viti, pas vendimit të Autoritetit Rregullator të Shërbimeve të Ujit, i cili miratoi ngritjen e tarifave për kompanitë rajonale të ujësjellësit.
Sipas vendimit, këto do të jenë çmimet në rajonet e Kosovës:
Prishtinë: nga 44 cent → 63 cent/m³
Prizren: nga 38 cent → 56 cent/m³
Pejë: nga 25 cent → 39 cent/m³
Mitrovicë: nga 36 cent → 53 cent/m³
Gjakovë: nga 37 cent → 52 cent/m³
Ferizaj: nga 37 cent → 53 cent/m³
Gjilan: nga 35 cent → 54 cent/m³
Teksa është raportuar se një pjesë e qytetarëve nuk janë informuar për këtë rritje, autoriteti kompetnt e ka arsyetuar vendimin me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si dhe me nevojën për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit.
“Tarifat për shërbimet e ujit dhe ujërave të ndotura për periudhën 2026-2028 janë ndikuar kryesisht nga rritja e çmimit të energjisë dhe kostove operative e investive. Miratimi i tyre ka për qëllim mbulimin e këtyre kostove dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve”, citohet se kanë thënë për RTK-në nga Autoriteti.
Kompanitë rajonale e kanë konfirmuar kërkesën për ngritje të tarifave, disa prej tyre thuhet se kanë kërkuar që kjo ngritje të shkojë madje edhe deri në 100%, për shkak të rritjes së kostos së energjisë në treg të lirë./Pejanefokus.net.
