Universiteti “Haxhi Zeka” pranohet në European University Association (EUA)

Universiteti “Haxhi Zeka” (UHZ) në Pejë është pranuar si Anëtar Individual i Asociuar në European University Association (EUA), rrjetin më të madh të universiteteve evropiane.

Vendimi është marrë më 30 janar 2026, pas vlerësimit të kapaciteteve akademike dhe institucionale të UHZ, duke shënuar një sukses të rëndësishëm në integrimin e universitetit në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.

Lajmi zyrtar në link: https://unhz.eu/blog/universiteti-haxhi-zeka-eua/

Sipas njoftimit nga UHZ-ja, ky status i hap rrugë bashkëpunimeve ndërkombëtare, projekteve kërkimore dhe avancimit drejt anëtarësimit të plotë në EUA./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: