Komuna e Pejës ka hapur thirrje për qytetarët dhe bizneset e prekura nga vërshimet e janarit 2026 për vlerësimin e dëmeve, por nuk jepen detaje se kush dhe si do të kompensojë dëmet.

Qytetarët theksojnë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin vërshimet dhe se edhe thirrjet e mëparshme nuk kanë rezultuar me kompensim.
Komuna i ka deleguar përgjegjësitë Qeverisë, ndërsa nga kjo e fundit nuk ka pasur deklarata./Pejanefokus.net.
