Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Pejë

Sipas Zyrës për Media të Policisë në Pejë, më 02.01.2026, rreth orës 12:00, i dyshuari për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” është vetëdorëzuar autoriteteve.

I njëjti ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se kishte kryer veprën, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot me datën 02.01.2026 rreth orës 12:00, i dyshuari është vetëdorëzuar, i njëjti ka dorëzuar edhe armën se bashku me tre (3) fishek, me të cilën dyshohet se kishte kryer veprën penale, i njëjti në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar nga Hetuesit dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48-orë.”- thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: