Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në fshatin Ozdrim.
Rastin për Peja në Fokus e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës rajonal i Policisë në Pejë.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal”, deklaroi Gashi.
Shkaqet e aksidentit po hetohen./pejanefokusvideos/
