Video: Me origjinë nga Peja – Çka ndodhi në Comodita Home?

Një pjesë e fabrikës Comodita Home, me origjinë nga Peja dhe veprimtari në Gjakovë, është përfshirë nga zjarri pasditen e së enjtes, rreth orës 16:40, në rrugën “Gjergj Sokoli”.

Policia ka bërë të ditur se zjarri ishte i përmasave të mëdha dhe se ekipet emergjente, përfshirë zjarrfikësit dhe njësitet policore, kanë intervenuar menjëherë për lokalizimin e tij. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Nga kompania Comodita Home është konfirmuar se punëtorët janë evakuuar me kohë, ndërsa shkaqet e zjarrit dhe dëmet materiale ende nuk janë përcaktuar.

Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili theksoi se bëhet fjalë për humbje të madhe për kompaninë, Gjakovën dhe Kosovën, duke vlerësuar lart profesionalizmin e zjarrfikësve dhe institucioneve të angazhuara.

Solidaritet dhe mbështetje ka shprehur edhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, duke e cilësuar zjarrin si humbje të madhe materiale, por duke shprehur besimin se kompania do të rimëkëmbet shpejt.

Zjarri është lokalizuar, ndërsa ekipet kanë vazhduar punën për të mbrojtur pjesët vitale të prodhimit./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: