Sot, 31 dhjetor 2025, në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë ka ndodhur një vetaksident trafiku. Një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 09:45, Policia është njoftuar për këtë vetaksident,” tha Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë për Peja në Fokus.
Pamje nga vendi i ngjarjes në videon e bashkangjitur./Pejanefokusvideos
