Një kamion është vjedhur në Pejë, ndërsa policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka kthyer mjetin tek pronari.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 28 janar 2026 rreth orës 22:00, në rrugën “Papa Klementi”.
“Është raportuar se viktimës mashkull kosovar nga person/a i/të panjohur i është vjedhur kamioni me targa vendore. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse kamioni i është kthyer pronarit”, thuhet nga policia./Pejanefokus.net.
