Sot në orën 09:00 është mbajtur ceremonia e vënies së gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.
Kjo ngjarje ka shënuar një moment të rëndësishëm për sportin e xhudos dhe për zhvillimin e mëtejshëm të tij.
Qendra Nacionale e Xhudos do të shërbejë si një hapësirë për përgatitjen profesionale të sportistëve tanë, zhvillimin e gjeneratave të reja dhe avancimin e mëtejshëm të sukseseve që Kosova ka arritur në arenën ndërkombëtare.
Në ceremoninë e vënies së gurthemelit kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, ministri për Rini dhe Sport, Blerim Gashani, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë dhe sportistë.
Programi “Kosova, shtet i xhudos”, i mbështetur nga Ministria e Rinisë dhe Sportit, vazhdon të përforcojë zhvillimin e xhudos në vend dhe të krijojë mundësi për gjeneratat e reja që të përsërisin sukseset e xhudisteve kosovare.
“Investimet në kuadër të projektit Kosova Shtet i Xhudos, përfshirë edhe këtë projekt, në vlerë mbi 5.7 milionë euro, janë përgjigje ndaj suksesit dhe rezultateve që xhudoja i ka sjellë Kosovës”- tha mes tjerash kryeministri Kurti me këtë rast. /Pejanefokus.net/Sport.
