Përkundër faktit që Komuna e Pejës ka shpenzuar qindra mijëra euro për trajtimin e qenve endacak, qytetarët vazhdojnë të përballen me pasiguri në disa lagje të qytetit.
“Prsh të nderuar, deshta me raportu ni rast të qenve endacak. Jemi në hall sepse disa ditë në fshatin Vitomiric (rruga e re te Domi) numri i qenve është mbi 30. Nuk po jemi në gjendje as në rrugë me dal. Kam shkruar në komunë, por asnjë përgjigje nuk kam marrë,” shkruan L.C, banor i asaj ane, tek portali Peja në Fokus.
Ndryshe, në dhjetor 2025, Komuna e Pejës inauguronte Ambulantën për Trajtimin dhe Kastrimin e Qenve Endacakë, e vendosur në fshatin Sverkë, pranë deponisë së mbeturinave.
Sipas komunikatës zyrtare të Komunës, kjo ambulantë synon përmirësimin e mirëqenies së kafshëve përmes ofrimit të shërbimeve veterinare profesionale, veçanërisht kastrimit, si dhe menaxhimit human dhe të qëndrueshëm të qenve endacakë në territorin e komunës.
Megjithatë, banorët e disa lagjeve theksojnë se problemi ende është i pranishëm, duke treguar nevojën për reagim më të shpejtë dhe koordinim të institucioneve lokale./Pejanefokus.net.
🔗 Lexo lajmin paraprak: https://pejanefokus.net/peje-hapet-ambulanta-per-qente-endacake-a-do-te-rritet-siguria-publike/
