Vjedhje e armatosur në Pejë, lëndohet një grua

Një vjedhje e rëndë është raportuar pas mesnate në lagjen “Çamëria”, në B.T. “Jarina” në Pejë.

Persona të maskuar dhe të armatosur dyshohet se kanë hyrë me dhunë në një shtëpi private, ku gjatë sulmit një familjare ka pësuar lëndime.

Policia Rajonale e Pejës ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se janë vjedhur para dhe ari, me vlerë rreth 35 mijë euro, sipas deklarimit të viktimës.

Sipas zëdhënësit të policisë, toger Fadil Gashi, rasti ka ndodhur rreth orës 03:25, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve janë në zhvillim./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: