Janë numëruar 100 për qind e vendvotimeve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Kuvendin e Kosovës 2025, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 45.36%.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë me 49.34% të votave apo 433,394 vota.
Në vendin e dytë renditet PDK me 20.98% (184,318 vota), e pasuar nga LDK me 13.57% (119,201 vota), ndërsa AAK ka marrë 5.66% të votave (49,698).
Rezultatet janë publikuar pas përfundimit të numërimit në të gjitha 2,557 vendvotimet në nivel vendi./Pejanefokus.net.
