Një zyrë në qendrën tregtare “Burma”, në Çarshinë e Gjatë të qytetit, është përfshirë sot nga flakët.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur ta fiknin zjarrin, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta.
“Sot rreth orës 10:10, Policia është njoftuar për një zyrë të përfshirë nga flakët në Çarshinë e Gjatë në Pejë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, tha Driton Rugova, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.
Nga ana tjetër, Peja në Fokus nga burimet e saj merr vesh se shkaqet e zjarrit kanë qenë kryesisht të natyres teknike./Pejanefokus.net.
