Peja në Fokus kërkon transparencë për subvencionet publike

Pas publikimit nga Komuna e Pejës të listës së OJQ-ve, organizatave kulturore, rinore dhe sportive përfituese të subvencioneve, ku mungon shuma që u është ndarë secilës, “Peja në Fokus” ka kërkuar zyrtarisht qasje në informacion publik.

Redaksia jonë ka dërguar email në Zyrën për Informim të Komunës, te drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Xhenete Syka, kryetari Gazmend Muhaxheri, dhe zyrtari për dokumente publike, Besart Berisha si dhe zëdhënësit Faik Zekaj.

Kërkesa jonë ka për qëllim të sigurojë transparencë për shpenzimin e parasë publike.

Më poshtë gjeni shkresën e plotë: