Vendosi gurë në rrugë, arrestohet një person në Klinë

9Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se kishte vendosur gurë në një rrugë në hyrje të fshatit Sferkë të Klinës.

Si pasojë, një qytetar që kaloi në këtë rrugë ka pësuar dëmtim të veturës dhe më pas ka njoftuar policinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Mbrëmë rreth orës 22:45 stacioni policor u njoftua përmes një qytetari se në hyrje të fshatit Sferkë janë vendosur disa gurë dhe për pasojë e ka dëmtuar veturën. Njësitë kanë marrë masat dhe sot është arrestuar i dyshuari. Me vendim të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë”- tha ai. /Pejanefokus.net

LEXO EDHE: