30 ditë paraburgim për të dyshuarin për dhunë seksuale në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Xh.Sh., pas kërkesës së Prokuroria Themelore në Pejë.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet: “Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh ndaj të pandehurit Xh.Sh.”

“Paraburgimi i është caktuar të pandehurit për dyshimin e bazuar se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale dhunë në familje, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

“Koha e paraburgimit llogaritet nga data e arrestimit, më 23.02.2026, ora 14:55 dhe do të zgjasë deri më 24.03.2026.”

Siç ishte raportuar më herët nga Peja në Fokus, rasti lidhet edhe me dyshimet për dhunë seksuale ndaj bashkëshortes së tij, për të cilat Prokuroria kishte kërkuar paraburgim.

LAJMI PARAPRAK RRETH RASTIT: https://pejanefokus.net/peje-dhunim-dhune-ne-familje-e-arme-kerkohet-paraburgosje/

Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykata e Apelit në Prishtinë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: