Muhaxheri e Syla bashkë në seancën solemne për Epopesë e UÇK-së

Muhaxheri e Syla bashkë në seancën solemne për Epopesë e UÇK-së

Në Pejë po mbahet seanca e parë solemne në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në sallë pranë kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është i ftuar dhe i pranishëm edhe kryetari i OVL-UÇK Pejë, Gazmend Syla.

Vlen të theksohet se në vitin 2024, gjatë Ditës së Çlirimit, OVL-UÇK Pejë kishte shpërblyer kryetarin Muhaxheri me një “mosmirënjohje”, për shkak të injorimit të luftëtarëve të lirisë gjatë qeverisjes 11-vjeçare. Syla kishte deklaruar atëherë: “Kryetari Muhaxheri ka injoruar dhe fyer luftëtarët e lirisë duke festuar Ditën e Çlirimit pa i ftuar çlirimtarët.”

Ky reagim duket se ka bërë që Muhaxheri të reflektojë dhe të marrë pjesë në këtë seancë solemne, duke shënuar një moment bashkëpunimi pas tensioneve të mëparshme./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: