Kamioneta e cila u raportua e vjedhur, për të cilën raportoi portali Peja në Fokus, raportohet së është gjetur pas publikimit të lajmit.
Kështu ka bërë të ditur së fundmi V.K, punëtor i kompanisë, së cilës i është vjedhur kjo kamionetë.
Sipas tij, kamioneta është gjetur skaj rrugës, në drejtim të fshatit Loxhë të Pejës, pasi që dikush e ka parë lajmin dhe fotografinë e kamionetës tek portali Peja në Fokus, ka shkuar dhe e ka lajmëruar pronarin.
Kamioneta është gjetur në gjendje të dëmtuar./Pejanefokus.net.
____________________________________________________________
(LAJMI PARAPRAK) Një kamionetë e tipit Opel me targa 03 657 IO është vjedhur më 3 mars rreth orës 23:35 në Pejë.
Punëtori i firmës së cilës i përket kamioneta, V.K., tregoi detajet për portalin Peja në Fokus.
“Kamioneta ka qenë e ndalur rreth orës 23:35 te banesat ku po ndërtohet në rrugën e Loxhës. Në kamer shihet që del prej baushtellës, kah ana e pompes dhe vazhdon drejt Loxhës, por personat nuk verehen.”
Raportimin e rastit e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.
“Është raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur kamioni mashkullit kosovar, në të cilin kishte mjete të ndryshme pune. Rasti është duke u hetuar.”- thotë Policia.
Ngjarja u cilësua si vjedhje, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve. /Pejanefokus.net.
