7 vullnetarë pastrojnë Grykën e Rugovës gjatë Ramazanit

Aktivisti dhe alpinisti nga Peja, Lulzim Murati, ka bërë të ditur se sot shtatë vullnetarë, të gjithë agjërueshëm, kanë zhvilluar një aksion pastrimi në Gryka e Rugovës.

“Sot ishim 7 vullnetarë, të gjithë agjërueshëm në muajin e Ramazanit. Shkuam në Grykën e Rugovës për ta pastruar natyrën tonë të bukur. Për 2 orë e 30 minuta, në një terren të vështirë, mblodhëm 90 thasë 120L me mbeturina”- tha Murati.

Sipas tij, natyra jep qetësi, ajër dhe jetë – është detyra jonë ta ruajmë, ndërsa apelon të mbrohet Rugova nga keqbërësit duke e lënë atë pastër për brezat që vijnë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: