PROFESORESHA NGA PEJA DHE DASHURIA E SAJ PËR SHKENCAT JURIDIKE

Prof.Ass.Dr. Majlinda Belegu nga Peja, e cila rrjedhë nga një familje intelektualësh, që njihen me kualifikime të ndryshme profesionale, është nënë e dy vajzave, Rinesës dhe Tergitës, të dyja, nxënëse dhe studente shembullore.

Profesoresha Belegu, duke qenë autore e një numëri të konsiderueshëm të punimeve shkencore, nga lëmi i së Drejtës Civile, është ligjeruese në lëndet si:E Drejta Familjare dhe Trashëgimore, si dhe e Drejta e Pronësisë Intelektuale, në nivelin Bachelor dhe Master, pranë Universitetit “AAB”, në Gjakovë, Prishtinë dhe Ferizaj.

Njëkohësisht, ajo është edhe Kryesuese e Këshillit Drejtues pranë Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ndërsa ishte edhe njëra prej themelueseve të këtij institucioni universitar, si dhe prodekane e Fakultetit Juridik aty.
Ndryshe, Prof.Ass.Dr. Belegu dhe redaksia Peja në Fokus kanë bashkëpunim të mirë, në raport me konsultimet juridike profesionale, rreth çështjeve të punës/Pejanefokus