Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar duke dënuar ashpër sjelljen e kryetarit të Peja, Gazmend Muhaxheri, ndaj gazetares së emisionit Betimi për Drejtësi, Shpresë Hasimi.
“AGK-ja dënon sjelljen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri (LDK), ndaj gazetares së ‘Betimi për Drejtësi’”, thuhet në reagim.
Sipas AGK-së, në pamjet e transmetuara dëgjohet Muhaxheri duke i thënë gazetares “Baju” me nervozizëm dhe duke përplasur derën e veturës zyrtare, pasi ajo i kishte bërë pyetje lidhur me dyshimet për kurdisje në këmbimin e një prone milionëshe në Komunën e Pejës.
“AGK-ja e fton zotin Muhaxheri të kërkojë falje për fjalorin dhe sjelljen e papërshtatshme ndaj ekipit të gazetarëve”, theksohet më tej.
Po ashtu, sipas reagimit, zyrtarët e lartë duhet të respektojnë punën e gazetarëve dhe të ofrojnë transparencë për çështjet me interes publik./Pejanefokus.net.
Lajmi rreth rastit në link: https://pejanefokus.net/ec-baju-kryetari-i-pejes-tensionohet-me-pyetjet-e-gazetares/
