Aksident me të lënduar në rrugën Pejë – Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë orëve të natës në rrugën Prishtinë–Pejë, në Bresje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë policore janë duke ndërmarrë veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave”, ka deklaruar ai.

Policia ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik./Pejanefoku.net.

LEXO EDHE: