Një veturë e tipit Golf, me targa 02, është aksidentuar sot në aksin rrugor Pejë–Kuqishtë, teksa ishte duke lëvizur në drejtim të qytetit.
Peja në Fokus ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e goditur në anën e shoferit, si dhe gurë të mëdhenj të rënë në këtë pjesë të rrugës.
Deri në momentin e raportimit, nuk dihen zyrtarisht pasojat e këtij aksidenti.
Peja në Fokus do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri./Pejanefokus.net.
