Pejë – Peja në Fokus mëson nga burimet e saj se një aksion i përbashkët i disa institucioneve është duke u zhvilluar aktualisht në zonën e Çarshisë së Gjatë në Pejë.
Sipas informacioneve fillestare, në aksion janë përfshirë zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Pejë, me kryeprokuroren Lumturie Vuçetaj dhe tre prokurorë në terren, njësitë për Krime Ekonomike, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Në terren janë të pranishëm dhjetra inspektorë.
Burimet bëjnë të ditur se cak i kontrollit janë disa argjentarí në këtë zonë, ndërsa detaje shtesë pritet të bëhen publike pas përfundimit të veprimeve në terren.
Peja në Fokus do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e reja./Pejanefokus.net.
